Është vënë në qendër të kritikave, trajneri tregon besimin e palëkundur për Strakoshën dhe e gradon kapiten

Është vënë në qendër të kritikave, trajneri tregon besimin e palëkundur për Strakoshën dhe e gradon kapiten

Tomas Strakosha ka qenë në qendër të kritikave në Athinë. Disa gabime të tij në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Konferencës kanë bërë portieri shqiptar të mos kalojë një periudhë të qetë në kryeqytetin grek. Por gardiani i Kombëtares kuqezi ka mbështetjen e palëkundur nga trajneri i tij.

Strakosha e ka nisur sërish titullar me fanellën e AEK-ut të Athinës. Madje, është graduar kapiten në përballjen e sotme kundër OFI-t të Kretës, e vlefshme për kampionatin grek./Sport Ekspres/