Liverpuli fitoi minimalisht 0-1 në Bergamo, por në fund ishte Atalanta që siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Europës. Fitorja 0-3 e bergamaskëve në “Enfild” një javë më parë ishte vendimtare për të përcaktuar ekipin gjysmëfinalist. Pas përfundimit të ndeshjes, Jurgen Klopi ka thënë se ekipi i tij reagoi në mënyrën e duhur. Ai vuri në dukje se i duket i çuditshëm fakti që Liverpuli ka krijuar 67 gjuajtje në 3 ndeshje dhe nuk ka arritur të fitojë.
“Më pëlqeu shumë loja, vendosmëria, dëshira, forca, Ky ishte reagimi që kishim nevojë. Jam i lumtur me pjesët e mëdha të lojës. Ne krijuam 67 goditje në tre ndeshje, por nuk fituam. Është vërtetë e çuditshme…”, ka thënë Jurgen Klopi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/