Është vetëm në duart e Atalantës, ja varianti sesi mund të shkojnë 6 ekipe të Serisë A në Champions League në sezonin tjetër

Pavarësisht se kampionati për ta nuk nisi në mënyrën ideale, Atalanta kishte lënë kulmin e formës së saj për në mbylljen e sezonit. Kjo skuadër ndodhet në finalen e Kupës së Italisë, në finalen e Europa League dhe pas fitores 2-1 kundër Romës dje, thuajse ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në Champions League në sezonin tjetër me vendin e 5.

Por si mund të shkojnë 6 ekipe të Serisë A në Champions League vitin tjetër? Ka vetëm një mënyrë, nëse Atalanta fiton Europa League dhe Roma e rrëzon nga vendi i 5 në kampionat. Nëse Atalanta fiton finalen e Europa League dhe mban vendin e 5 në kampionat, që ka shumë mundësi të ndodh, atëherë nuk është e nevojshme që vendi i 6 i Serisë A të shkojë në Champions League. Për vendin e 6 tanimë ka një duel kryeqyteti mes Romës dhe Lacios.

3- Bolonja 67 pikë

4- Juventus 67 pikë

5- Atalanta 63 pikë

6- Roma 60 pikë

7- Lacio 59 pikë