Evertoni njofton largimin e Armando Brojës, David Moyes e falenderon: Të gjitha të mirat në të ardhmen 

Armando Broja e ka mbyllur huazimin me Everton. Këta të fundit kërkuan që ta blinin te Chelsea me një ulje të cmimit sulmuesin shqiptar, por pasi hasën kundërshtërin e londinezëve, Moyes e uli në pankinë dhe në tribunë Brojën për ndeshjet e fundit në Premier League. Ndërkohë në ditën e sotme ka ardhur edhe njoftimi i Everton që falenderon Brojën për kontributin e dhënë. 

“Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët tanë të huazuar, të cilët kanë kontribuar në hapat pozitivë që kemi bërë në fushë. Ata të gjithë përqafuan atë që do të thotë të luash për këtë klub dhe qëndrimi dhe përkushtimi i tyre gjatë gjithë kohës së tyre në Everton ishte i klasit të parë. Ne i urojmë Jack, Jesper, Orel dhe Armandos të gjitha më të mirat për të ardhmen”, shkruan Everton. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/