Në derbin e javës së pestë në Champions League, lojtarët e Bayern Munich mposhtën skuadrën e Paris Saint-Germain me rezultat 1-0. Bavarezët vazhduan kështu serinë e tyre të mrekullueshme të pathyeshmërisë në shtëpi, kur bëhet fjalë për fazën e grupeve të Champions League.
Kjo ishte ndeshja e tyre e 33 pa humbje në Mynih. Herën e fundit që ata u mundën ishte në dhjetor 2013, kur City i mundi 3-2 në fazën e grupeve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/