Shqipëria është totalisht jashtë formës dhe pritshmërive që ne kemi, por për fat të mirë, jemi në një grup ku edhe Serbia ndodhet në kohën e saj më të keqe. Kuqezinjtë arritën të fitonin në shifrat 1-0 falë golit të Kristjan Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë gol, Shqipëria merr sërish vendin e dytë duke kaluar Serbinë, por me një ndeshje më shumë të luajtur kundër Letonisë.
Për këtë arsye, fitorja në Beograd mbetet detyrim në mënyrë që të vazhdojmë deri në fund ëndrrën e Botërorit. Por sot Anglia me fitoren e arritur kundër Serbisë, ka siguruar veten dhe ka ikur nga kritikat, ndërsa nga krahu tjetër, i ka bërë dy dhurata të mëdha Shqipërisë.
Dhurata e parë është fakti se në këtë grup në fund merret golavarazhi në rast pikësh të barabarta dhe jo ndeshjet direkte. Me një Shqipëri që fiton 1-0 ndaj kundërshtarëve më të dobët, shkatërrimi që i bëri sot Anglia-Serbisë në Beograd, me shifrat 5-0, përkeqëson shumë golavarazhin e Serbisë.
Gjithashtu një mundësi pike e hequr dhe mbi të gjitha, i heq qendër mbrojtësin më të mirë Serbisë. Milenkovic, mbrojtësi më i mirë i Serbisë nuk do të luajë në ndeshjen kundër Shqipërisë.
Milenkovic është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e sotme kundër Shqipërisë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në takimin e tetorit. Ky lojtar është pjesë e Notingham në Premier League dhe është vlerësuar gjithmonë si një digë e pakalueshme në qendrën e mbrojtjes. /Sport Ekspres/