FANTASTIKE/ Edon Zhegrova firmos te Juventusi, Shqipëria dhe Kosova bëhet një Kombëtare në Itali

Bashkimi bën fuqinë! Gjithmonë jemi mësuar që mediat shqiptare t’i japin më shumë jehonë zërit të përçarjes së shqiptarëve. Kjo vetëm për hir të klikimeve dhe në fakt të shumtë janë personazhet këtej dhe andej kufirit zyrtar të Shqipërisë që janë të gatshëm të jenë në frymën e përçarjes vetëm për hir të klikimeve dhe vëmendjes që kërkojnë të marrin.

Por çfarë mund të arrijmë nëse jemi bashkë? Rasti i Edon Zhegrovës është më ideali për të kuptuar saesa larg mund të shkojmë nëse punojmë të tillë, të bashkuar. Pak ditë më parë, Shqipëria i dha pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës. Për këtë punë u angazhua vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit njihet si një tifoz i vjetër i Juventusit dhe këtë herë u bashkuan dy dashuritë e tij, Juventusi dhe një lojtar shqiptar. Edon Zhegrova i kërkoi një nder kryeministrit shqiptar dhe Edi Rama nuk e vonoi përgjigjen.

Por përse shërbente kaq shumë pasaporta shqiptare? Kjo vjen falë punës së mirë të Federatës Shqiptare të Futbollit që gjeti një marrëveshje me Federatën Italiane të Futbollit që lojtarët shqiptarë në Itali të mos konsideroheshin të huaj. Pra në cdo kampionat ka një rregull që lejohet vetëm një numër i kufizuar i lojtarëve të huaj dhe shpesh transferimet dështojnë pasi arrihet ky numër. Por në rastin e Zhegrovës numri i lojtarëve të huaj nuk ka të bëjë pasi mori pasaportën shqiptare dhe do të trajtohet në Itali si një lojtar i Shqipërisë ose më saktë, si një lojtar vendas. Vetë faqja zyrtare e Juventusit ka shpërndarë fotot ku Edon Zhegrova shihet që ka zbarkuar në klub. /Sport Ekspres/