Festë për talentin e Kombëtares U21, Pajaziti fiton Premier League Cup me fanellën e Fulham-it

Adrion Pajaziti e ka mbyllur me festë mbrëmjen e sotme. Talenti i Kombëtares Shpresa ka shijuar sot suksesin me skuadrën e tij, Fulham U21. Këta të fundit kanë mposhtur bashkëmoshatarët e Tottenham U21 me shifrat e thella 4-0, duke triumfuar në finalen e Premier League Cup.

Osmand luajti një rol thelbësor në këtë sfidë, teksa tre golat e parë të ndeshjes mbajnë autorësinë e tij. Më pas, ishta Okkas-i ai që në pjesën e dytë vulosi rezultatin përfundimtar në 4-0. Pajaziti ngre lart trofeun e parë në këtë sezon, ku ka dhënë një kontribut të madh për Fulham U21./Halit Delibashi-Sport Ekspres/