Borussia e Dortmundit ka çuditur opinionin sportiv mbrëmjen e sotme. Finalistët e Champions League-s janë mposhtur me goleadë nga Pathum United-i. Klubi tajlandez ka fituar me goleadë 4-0 takimin miqësor me Dortmundin.
Lorenzeni hapi serinë e golave në minutën e 14 të takimit, ndërsa në të 44-tën Dangda dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë gjeti rrugën e rrjetës edhe Ëonggorn-i, i cili shënoi në minutën e 65 dhe në të 88. Një humbje e papritur për verdhezinjtë, aq më tepër me një rezultat të tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/