“Fitmi i Superkupës? Do të jetë trofeu i 4-t radhazi”, Inzagi vlerëson trajnerin e Milanit: Nuk dorëzohet kurrë, e meritoi fitoren ndaj Juventusit

Mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 20:00, do të përcaktohet edhe fituesi i Superkupës së Italisë. Simone Inzagi është shfaqur në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Milani, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Trajneri i Interit thekson se nesër, në rast triumfi, skuadra do ta marrë këtë trofe në duar për të 4-tin vit rresht. Inzagji gjithashtu ka vlerësuar edhe trajnerin kundërshtar, i cili eleminoi Juventusin në ndeshjen e tij debutuese te Milani.

“Fitimi i Superkupës do të ishte diçka shumë e veçantë. Do të ishte i katërti radhaz dhe i treti radhazi në Riad. Në vitet e fundit trofeu ka më shumë vlerë, sepse është më shumë se një ndeshje. Të fitosh më shumë ndeshje të jetë edhe më tepër kënaqësi.

Ekziston vetëm një ndeshje ku mund të shohim Milanin nën Serxho Konseisaon, po ria dimë parimet. Ai luan vertikalisht, është shumë i organizuar dhe kurrë nuk dorëzohet. Juventusi e kishte lojën në duart e tij, por më pas Milani luajtu një pjesë të dytë të shkëlqyer dhe e meritoi kualifikimin”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/