Vllaznia është eleminuar nga Conference League në një ndeshje dramatike kundër Vikingur. Islandezët ia dolën në shtesë duke fituar në shifrat 4-2, për të nxjerrë kështu nga gara shkodranët. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Vikingur, Ottesen, është shprehur se në fund ishte futbolli që fitoi.
“Ne ishim një ekip shumë më i mirë se Vllaznia, nuk u dhamë asgjë atyre dhe futbolli fitoi sot. Jam jashtëzakonisht krenar për mënyrën se si ekipi hyri në këtë ndeshje, ne ishim të guximshëm me topin, krijuam raste të pafundme të mira dhe mund ta kishim fituar këtë ndeshje me një diferencë shumë më të madhe”, tha trajneri i Vikingur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/