Një mbrëmje e madhe për Atalantën e Gasperinit. Sot ekipi nga Bergamo ka marrë humbjen më të bukur të këtij sezoni, teksa është mundur me shifrat 0-1 nga Liverpuli. Megjithatë fitorja 0-3 në Anfield Road bëri që Atalanta të kalojë në gjysmëfinalen e Europa League.
Pavarësisht se pritej një reagim dhe një fitore e thellë e Liverpulit, për të vendosur në rrezik kualifikimin e italianëve, kjo nuk ndodhi. Atalanta pësoi një gol të shpejtë nga penalltia me Salah, por reagoi dhe ka qenë në jo pak momente afër golit që do t’i hiqte tërësisht shpresën anglezëve. Berat Gjimshiti luajti nga minuta e parë në këtë përballje dhe zhvilloi një performancë fantastike. /Sport Ekspres/