Juventusi ka marrë 3 pikët mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë kanë mposhtur pastër Veronën me rezultatin 2-0. Turami zhbllokoi shifrat në minutën e 73-të të takimit, ndërsa në të 90-n, Kupmajnersi vulosi përfundimisht triumfin e “zonjës së vjetër”.
Me këtë fitore Juventusi gjendet në zonën e Ligës së Kampionëve. Ekipi drejtuar nga Tiago Mota renditet i 4-ti në Serinë A, me vetëm 6 pikë më pak se Interi kryesues./Sport Ekspres/