Fonesca e nisi në mënyre të keqe aventurën te Milani, aq sa po diskutohej edhe largimi i tij. Megjithatë fitorja në derbi kundër Interit ka fuqinë të ndryshojë gjithë situatën.
”Ne latinët kështu jemi, portugezët janë njësoj. Nëse fitojmë jemi më të mirët, nëse humbim… Nuk dua ta them fjalën e keqe (qesh). Nuk i kam parë lajmet këtë javë, unë nuk kam ndryshuar.
Isha në Portugali dhe djali më tha se tifozët ishin zemëruar me mua. I thashë: “Të njëjtët që janë zemëruar me mua, nesër do të më duartrokasin”. Ky është futbolli, trishtim kur humb, gëzim kur fiton, por unë jam trajneri dhe duhet të kem ekuilibër”, tha Fonesca. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/