Hansi Fliku ka korrur një sukses të jashtëzkonshëm në sezonin e tij të parë në krye të Barcelonës. Pas Superkupës dhe Kupës, sot ekipi i udhëhequr prej tij ka fituar edhe titullin kampion në La Liga. Trajneri gjerman ka folur për mediat pas fitores së sotme në derbin kundër Espanjolit, ku ka deklaruar se ekipi i tij ka më shumë për të ofruar. Sa i përket golit spektakolar të Jamalit, Fliku nuk ka mbetur i impresionuar, pasi e sheh talentin spanjoll të shënojë në atë mënyrë çdo ditë në stërvitje.
“Nuk kemi humbur asnjë ndeshje në La Liga në gjysmën e dytë të sezonit. Është e pabesueshme. Ishte një sezon i mirë, por kemi më shumë për të ofruar. Goli i Jamalit? Ai shënoi 2 të tillë gjatë nxehjes… Jam mësuar me këtë në stërvitje, e shoh ta bëjë çdo ditë në stërvitje”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/