Fituan me goleadë në Kupë, Gasperini kënaqet me lojtarët: Kanë dëshirë të madhe për të luajtur dhe për të vrapuar

Atalanta shkatërroi me shifrat e thella 6-1 Çezenën për të siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Italisë. Xhanpiero Gasperini është shprehur i kënaqur përpara mediave pas kësaj fitoreje. Trajneri i zikaltërve ka thënë se lojtarët e tij kanë një dëshirë të madhe për të luajtur dhe për të vrapuar, çka i jep një shije të mirë.

“Loja u luajt me seriozitet që nga fillimi. Jam shumë i lumtur për këtë. I kënaqur me përgjigjet që mora nga lojtarët. Është një moment pozitiv për ne dhe tani jemi të kompletuar. Ka një dëshirë të madhe për të luajtur dhe për të vrapuar”, ka deklaruar Xhanpiero Gasperini./Sport Ekspres/