Fjalët e tij duken si një lamtumirë, Juventusi do të ndajë rrugët me Tudor dhe do të provojë Antonio Conte-n

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor nuk ndihet inferior ndaj askujt, por Tuttosport raporton se fjalët e tij në konferencën për shtyp të së premtes para ndeshjes dukeshin si lamtumirë. E ardhmja e Tudor në Juventus është shumë e pasigurt.

Kontrata e trajnerit skadon në fund të sezonit dhe bardhezinjtë do të diskutojnë një zgjatje të mundshme të kontratës vetëm pas Kupës së Botës për Klube këtë verë. Burime të shumta kanë raportuar se trajneri i Napolit, Antonio Conte, është objektivi kryesor i bardhezinjve për këtë pozicion sezonin e ardhshëm, megjithëse italiani është nën kontratë me napolitanët deri në qershor 2027.

Gjatë një konference për shtyp të premten, Tudor komentoi spekulimet e fundit për të ardhmen e tij, duke këmbëngulur se ai nuk ndihet inferior ndaj askujt. Trajneri kroat pohoi gjithashtu se skuadra e gjeti veten në një “gropë të thellë” kur ai u emërua për të zëvendësuar Thiago Motta në mars dhe mbrojti lojtarët e tij, duke thënë se ata kishin dhënë gjithçka gjatë kohës së tij në klub. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/