Futbollisti spanjoll Mikel Merino tha se e priste një ndeshje të vështirë ndaj Gjermanisë në çerekfinale të Kampionatit Evropian dhe se skuadra e tij tregoi cilësinë e saj duke fituar pas kohës shtesë.
Spanja kaloi në avantazh në minutën e 52-të me golin e shënuar nga Dani Olmo dhe Florian Wirtz barazoi në minutën e 89-të për të fituar kohën shtesë. Fitoren për Spanjën e solli Mikel Merino me gol në minutën e 119-të, pas një pasimi të Olmos.
” Ne e prisnim një lojë të tillë, pasi luajtëm kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Kjo mund të ishte lehtësisht finalja, dhe loja sigurisht u luajt në një mënyrë të tillë. Kjo ishte një lojë e skuadrave elitare dhe ne treguam se ne kemi një skuadër të madhe ”, tha Merino pas ndeshjes në Shtutgart. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/