Hansi Flik e sheh mëse të munduar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Ai ka deklaruar në konferencë për shtyp se skuadrës së tij nuk i duhet një mrekulli ndaj Atletikos, por mjafton të zhvillojë një ndeshje të mirë për të përmbysur humbjen 2-0. Sa i përket çështjes së titullit kampion, Fliku nuk gënjehet nga diferenca prej 9 pikësh me Realin. Ai thekson se ekipi duhet të gëzohet vetëm kur ta ketë siguruar matenatikisht fitimin e kampionatit.
“Nuk kemi nevojë për një mrekulli. Duhet të luajmë një ndeshje të mirë dhe këtë mund ta bëjmë. Çdo gjë është e mundur. Atletiko është fantastik, por ne kemi një ekip të mirë dhe jemi të aftë t’ja dalim.
Titulli kampion? Nuk ka mbaruar ende. Nëntë pikë janë një diferencë e mirë, por duhet ta sqarojmë rezultatin. Nuk mund të dalim në fushë me këtë qëndrim, nuk do ta pranoj. Derisa ta kemi siguruar (titullin), duhet të luajmë në mënyrën më të mirë, madje edhe pas kësaj. Do të vazhdojmë kështu dhe shpresoj se mund ta provojmë këtë të martën”, ka thënë Hansi Fliku./Sport Ekspres/