A do të shpallet Vllaznia kampione në këtë sezon të Superiores? është e vështirë ta thuash, veçanërisht duke ditur dominimin e Egnatias dhe mbi të gjitha, ardhjen e Dinamos së Ilir Dajës që këtë herë do të jetë tërësisht tjetër nga ajo e sezonit që lamë pas. Por a i ka elementet Vllaznia për t’u shpallur kampion?
Deri tani, në ndeshjet e Europës, kemi parë një element kampioni të Vllaznisë së Edi Martinit, nuk duhet t’ia mohojmë, shpirtin dhe forcën e karakterit. Në thelb, shkodranët bën 3 përmbysje në Europë. Në fillim humbën 0-1 në shtëpi me Daugvapils, mes shumë rasteve të shpërdoruara.
E përmbysën në transfertë, edhe pse e panë veten të përmbyseshin po prapë në atë takim. Pasi kaluan në avantazh, vendasit shënuan 2 gola, por Vllaznia shënojë edhe 3 të tjerë. Po e njëjta historia edhe me Vikingur, miqtë kalojnë në avantazh dhe Vllaznia kthehet me dy gola të tjerë. Ky është një tipar që e kanë vetëm ekipet të cilat janë të destinuara për të shkuar larg dhe Martini ka treguar deri tani se Vllaznia e tij ka shumë për të thënë në këtë kampionat dhe mbi të gjitha në Europë, nuk e ka mbyllur ende. /Sport Ekspres/