Raphael Dwamena u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme ditën e shtunë, kur humbi ndjenjat në fushën e lojës përballë Partizanit. Ndarja e tij nga jeta ka prekur të gjithë opinionin sportiv në Shqipëri, që është solidarizuar me këtë ngjarje tragjike.
Dhimbja ka qenë e madhe për të gjithë personat që e njihnin, e këtu nuk bëjnë përjashtim as lojtarët me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes. Jurgen Goxha ka vendosur ta përjetësojë kujtimi ne Dwamena-s në trupin e tij. Lojtari shqiptar, i cili më parë ka qenë shok skuadre me të te Egnatia, i ka dedikuar një tatuazh në krahun e tij 28-vjeçarit. “Gjithmonë me ne Rafa”, ka shkruar Goxha në postimin e shpërndarë në “Instagram”, ku ka treguar edhe tatuazhin e bërë në nder të Dwamena-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/