Shqipëria ka përmbushur me sukses misionin e saj. Kuqezinjtë do të jenë në Gjermani qershorin e ardhshëm. Ky sukses ka bërë lojtarin e Interit të flasë shqip. Kristjan Asllani e ka festuar me një video live në “Instagram”-in e tij këtë kualifikim, ku kanë ardhur edhe përgëzimet nga shokët e tij të skuadrës.
Benxhamin Pavari ka komentuar në shqip me fjalët: “hajde gëzuar”. Ndërkohë një tjetër urim ka mbërritur nga Denzel Dumfrisi, i cili ka shkruar në italisht “numër një”. Gjithashtu, edhe ylli i Interit, Lautaro Martinezi, ka ndjekur atmosferën e krijuar në autobusin e Kombëtares shqiptare nëpërmjet Kristjan Asllanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/