FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”.

Pas kërkesës së familjes Cani drejtuar FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv vendosi për realizimin e këtij projekti, që synon jo vetëm të ruajë kujtimin e Martin Canit, por edhe të promovojë vlerat e sportit dhe kulturës si mjete edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezat e rinj.

Martin Cani humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” në nëntor të vitit 2024, dhe kjo ngjarje ka prekur mbarë opinionin publik shqiptar.

Fusha e futbollit në muzeun “Martin Cani” do të ketë një sipërfaqe prej 60 m².

FSHF mbetet gjithmonë e angazhuar për realizimin e projekteve me karakter social e ndërgjegjësues, që ndikojnë pozitivisht në komunitet dhe edukimin e fëmijëve përmes sportit.