FSHF Sunday League 2024-25/ Nis sot sezoni i gjashtë i futbollit amator, luhen pesë takimet e para

Edicioni i gjashtë i kampionatit amator FSHF Sunday League Albania 9×9 do të startojë mbrëmjen e sotme, ku do të luhen pesë takimet e para në grupet A dhe B. Një sezon që pritet të dhurojë emocion e spektakël, teksa këtë edicion janë regjistruar plot 37 skuadra.

Kampionët në fuqi të Vila L do të përballen në ndeshjen e parë me ekipin e MD. Takimi do të luhet në kompleksin sportiv “Football Republic”, në orën 20:00. Në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe ndeshja Ju Ar Plast – Legjendat, ndërsa në 21:00 do të përballen Friend’s Team – North Gate dhe ATS – Luminesen.

Po sot, në orën 22:00 do të luhet edhe sfida Urban – Musa. Java e parë e kampionatit FSHF Sunday League Albania do të ulë siparin të enjten më datë 26 shtator.