Është përcaktuar finalja e madhe e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” për edicion 2023/2024. Skuadrat, Vila L dhe Dajti do të garojnë për titullin kampion.
Mbrëmjen e kaluar në “Shtëpinë e Futbollit” u luajtën edhe sfidat gjysmëfinale, Vila L – Kastriotët dhe ATS – Dajti.
Të dyja takimet gjysmëfinale dhuruan shumë emocione dhe ishin të luftuara deri në fund, teksa finalistët u përcaktuan vetëm nga penalltitë. Koha e rregullt e ndeshjes së parë Vila-L – Kastriotët, përfundoi në barazim 2-2. Nga pika e bardhë e penalltive u treguan më të saktë futbollistët e Vila-L, duke triumfuar 5-4.
Edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale, ATS – Dajti përfundoi në barazim 2-2 dhe nga penalltitë lojtarët e Dajtit u treguan më të saktë, duke fituar 3-1.
Vila-L – Dajti është finalja e FSHF Sunday League Albania për edicionin 2023/2024. Takimi final do të luhet më datë 19 prill në “Shtëpinë e Futbollit”.
Më poshtë edhe rezultatet e gjysmëfinaleve në FSHF Sunday League Albania:
FSHF Sunday League Albania
Kupa e Kamponit
Kastriotët – Vila-L 2-2 P(5-4)
ATS – Dajti 2-2 P(3-1)
Finalja
Vila-L – Dajti 19.04.2024