Fundi i një epoke! Ligjit të natyrës nuk i shpëton as Kristiano Ronaldos, video që tregon se portugezi po shkon drejt fundit të karrierës

Ligjit të natyrës nuk i shpëton dot askush, pavarësisht karakterit apo mënyrës sesi secili stërvitet për të thyer çdo rregull tjetër njerëzor. E provoi Zlatan Ibrahimovic dhe më pas duhej t’i nënshtrohej po këtij ligji, megjithëse suedezi pohonte se ishte Zoti dhe se kishte ende fuqi për t’i dhënë më shumë kontribut në fushën e blertë.

Drejt kësaj rruge është nisur edhe Kristiano Ronaldo. Portugezi e dëshmoi qartë në ndeshjen e fundit me ekipin e tij në Arabinë Saudite, se trupi nuk po i përgjigjet më si dikur dhe nervat po e lënë. Si asnjëherë më parë, është shfaqur nervoziteti i portugezit që hedh kundërshtarin në tokë dhe tenton të grushtojë arbitrin pasi i ka nxjerrë një karton të kuq. /Sport Ekspres/

Cristiano Ronaldo, end of era
byu/Albaniafootball insoccer