Partizani ka marrë një fitore të pastër kundër Erzenit në shifrat 0-4. Një ndeshje e lehtë për të kuqtë, teksa golin e parë e realizoi Tedi Cara në minutën e 17. Në të 31, ishte Mba që solli golin e dytë, atë të qetësisë tek të kuqtë.
Edhe në pjesën e dytë Partizani ishte i qetë në fitoren e arritur. Në të vetmin moment kur ndeshja u ndez, ishte minuta e 78 kur Preka u ndëshkua me karton të kuq, pasi u cilësua si lojtari i fundit në ndërhyrjen ndaj Blazevic.
E teksa Erzeni po i afrohej golit të parë, Atanaskovski lëshoi predhën më të majtën në të 84, i gjendur përballë portierit. Për të vulosur shifrat, mendoi Bitsouka teksa kaloi portierin me parabël në të 87. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:
Orges Shehi: “Kemi marrë dy fitore të mira në kampionat, por kishim edhe shijen e hidhur të eliminimit nga Kupa me Kukësin. Na goditi shumë nga ana psikologjike dhe sportive. U rritëm gradualisht me kalimin e minutave, fusha nuk na lejoi shumë që të luanim, ndërsa kishim edhe shijen e hidhur të atij eliminimi”.