Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një turne të veçantë futbolli për 300 fëmijë në Luginën e Preshevës, që do të zhvillohet nga data 24 deri më 28 korrik. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë fëmijë shqiptarë nga Lugina dhe diaspora, të moshës 7 deri në 13 vjeç.
FSHF do të dhurojë falas 300 uniforma loje dhe geta për të gjithë fëmijët pjesëmarrës, si dhe 20 topa e pajisje stërvitore për zhvillimin e ndeshjeve. Në përfundim të turneut, të gjithë fëmijët do të nderohen me medalje pjesëmarrjeje, ndërsa ekipet fituese do të shpërblehen me kupa.
Mbështetja e FSHF-së shkon përtej ndihmës materiale. Federata ka akorduar edhe një fond të veçantë për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare, për të mbuluar çdo nevojë organizative të këtij eventi të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Luginë.