Futsall/ Luhen ndeshjet gjysmëfinale, Tirana & Vllaznia sigurojnë finalen për titullin kampion

Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin kombëtar të futsallit. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Tirana dominoi derbin kundër Partizanit, duke fituar me rezultatin e thellë 11-5.

Në sfidën tjetër, Vllaznia mposhti Flamurtarin me shifrat 6-1, dhe siguroi një vend në finalen e madhe.

Pas këtyre fitoreve, bardheblutë dhe kuqeblutë do të përballen për titullin kampion të sezonit, në finalen e madhe që do të luhet të dielën, më 18 maj 2025, në orën 17:00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Rezultatet e ndeshjeve gjysmëfinale:

Tirana Futsal vs Partizani Futsal  11-5

Flamurtari Futsal vs Vllaznia Futsal  1-6

Finalja për titullin kampion:

Tirana Futsal vs Vllaznia Futsal     18 maj 2025, ora 17:00, “Asllan Rusi”