Gati për të treguar klasin e tij në Champions League, Edon Zhegrova e nis titullar në arenën e kampionëve

Edon Zhegrova po përjeton një moment mjaft të mirë në radhët e Lilës. Anësori shqiptar është një nga lojtarët më në formë në kampionatin francez, ku ka spikatur me golat dhe driblimeg e tij. Por sot është gati që klasin e tij ta tregojë edhe aty ku përplasen më të mirët e kontinentit, në Ligën e Kampionëve.

Lila e nis rrugëtimin në këtë turne nga Lisbona, atje ku do të përballen me Sportingun. Ndeshja do të nisë në orën 21:00 dhe Edon Zhegrova është përzgjedhur nga trajneri për të hyrë jë fushë që nga minuta e parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/