Gazetarët e pyesin Enrique se ku do të shkojë Mbappe, përgjigja e çuditshme e trajnerit të PSG: Më pëlqejnë ditët me shi, më kujtojnë Gijoni-n tim

Pasi Mbappe tha publikisht se do të largohet nga PSG në fund të sezonit, gjithnjë e më shumë po flasin se kur do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ri i Real Madridit. Sot, gazetarët vendosën të pyesin trajnerin e PSG-së, Luis Enrique për të ardhmen e Kylian Mbappe. Ata morën një përgjigje shumë të çuditshme prej tij.

“Po bie shi sot, por është një ditë e bukur. Ka një erë tjetër në ajër. Më pëlqejnë ditët me shi, sepse më kujtojnë Gijon-in tim. Mendoj se iu përgjigja në mënyrë perfekte pyetjes suaj”, tha Enrique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/