Gazetari i njohur anglez tregon emrat e 2 lojtarëve të vetëm të Shqipërisë që mund të luanin te Anglia

Gazetari i njohur në Angli dhe komentatori i shumë ndeshjeve të Kombëtares së Anglisë, Sam Matterface, është shfaqur në një intervistë për emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Ky emision është i dedikuar për Kombëtaren Shqiptare dhe këtë herë Sam foli sa i përket kuqezinjëve dhe asaj që pritet të ndodh nesër. (Linkun e plot të emisionit e gjeni më poshtë)

Në një moment gazetari anglez është pyetur se cilët nga lojtarët e Shqipërisë mund të kishin një vend te Kombëtarja e Anglisë, në stol ose në fushë, por që mund të thirreshin nga Anglia dhe të ishin pjesë e projektit të tyre, nëse mund të ketë një të tillë. Në fakt Sam Matterface zgjodhi që të veçonte dy lojtarë që sipas tij mund të ishin pjesë e Anglisë

“Është interesante dhe një pyetje e vështirë. Unë e di potencialin dhe cilësitë e Shqipërisë, por Anglia është shume kompetitive. Janë shumë emra të njohur që nuk kanë mundësi të jenë pjesë e këtij ekipi të Anglisë kundër Shqipërisë për arsye dëmtimi, nuk është Trent Alexander Arnold, nuk është Cole Palmer, nuk është Stones. Por sërish ne kemi një ekip me emra që janë shumë të frikshëm dhe me shumë kualitete. Madje edhe Saka i Arsenalit nuk do të jetë për Shqipërinë.

Unë mendoj se nëse do të ishte në 100% e tij më të mirë, Armando Broja do të ishte lojtari që mund ta ndihmonte Anglinë nga Shqipëria. Përveç Armando Brojës, unë mendoj se edhe Marash Kumbulla i cili më parë ka luajtur me Romën dhe tani është pjesë e Espanjol, nga ajo që unë kam parë me Espanjolin këtë vit, është një mbrojtës i pabesueshëm dhe mund të ishte pjesë e jona”, tha Matterface. /Sport Ekspres/