Gazetari italian bën parashikimin, nxjerr Gjimshitin kampion: Ndjej se do të jetë viti i Atalantës

Serie A do të ngrejë siparin ditën e nesërme dhe në Itali kanë nisur parashikimet. Sandro Sabatini e pozicionon Interin në vendin e dytë, pasi sipas tij përqendrimi kryesor do të jetë në Ligën e Kampionëve. Gazetari italian nxjerr kampion Gjimshitin me Atalantën, çka do të ishte edhe kurorëzimi i epokës së lavdishme të Gasperinit.

“Sepse ndoshta ata do të kenë Ligën e Kampionëve në mendje dhe një vit shtesë në këmbët e tyre. Inzagi ka një skuadër fantastike, por pak të vjetër. Dëmtimet, lodhja dhe këputjet muskulore janë një rrezik për t’u marrë para sysh. Nuk po tallem, por kam një ndjesi. Kam një ndjesi që ky mund të jetë viti i Atalantës në vend të parë”, ka deklaruar Sandro Sabatini./Sport Ekspres/