Gazetari italian i thur elozhe Zhegrovës: Teknikisht është superior me të gjithë lojtarët e Juventusit

Edon Zhegrova po fiton më tepër minuta nën drejtimin e Luçiano Spaletit. Lojtari shqiptar duket në rrugën e duhur për të shpalosur të gjitha vlerat e tij teknike, teksa edhe vetë trajneri e ka shprehur hapur vlerësimin e tij për anësorin e krahut të djathtë. Për Zhegrovën ka thurur elozhe edhe gazetari italian, Paolo de Paola. Ky i fundit ka thënë se talenti nga Kosova është teknikisht superior me çdo lojtar tjetër të Juventusit.

“Mendoj se do të shikojmë një tjetër Vlahoviç. Por mbi të gjitha, një tjetër Zhegrova, i cili ka nivel teknik superior në krahasim me cilindo te Juventusi. Dua të di se çfarë karakteri ka, por gjithsesi preferoj atë në krahasim me Konseisaon”, është shprehur Paolo de Paola, citon “Tuttomercatoweb.com”./Sport Ekspres/