Ernest Muçi është aktualisht duke u rikuperuar nga një dëmtim që e ka lënë jashtë për një kohë të gjatë te Beshiktashi. Megjithatë shqiptari nuk ka pasur shumë vazhdimësi edhe në këtë sezon, teksa pas një performance brilante të nivelit të lartë, vijnë tre ndeshje të tjera jo të mira.
Mes kritikave dhe lavëdërimeve, madje në një rast edhe vërshëllimave, ky ka qenë sezoni i Ernest Muçit në Turqi, ku sigurisht ka pasur shumë ulje-ngritje. Ndërkohë një tjetër zë kundër shqiptarit është bashkuar në Turqi nga gazetari Firat Gunayer. “Nëse do të isha unë president, do ta shisja Muçin nëse më vinte një ofertë 5-6 milionë euro për të”, tha Gunayer.
Një ulje figure për shqiptarin pasi Beshiktashi e ka blerë vetëm pak kohë më parë nga Legia për dyfishin e këtij çmimi të supozuar nga gazetari, që sipas tij, nuk ka asnjë ekip që do të ofronte për Muçin të paktën shifrën që Beshiktashi e bleu te Legia, pa kërkuar më shumë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/