Partizani dhe Tirana gjenden në një situatë të vështirë në këtë fillim të sezonit të ri. Dy nga klubet emblemë të kampionatit shqiptar po hasin problematika të mëdhë në marrjen e rezultateve, çka është reflektuar edhe me ndërrimin e tre trajnerëve në pak javë kampionat. Xhevdet Zekaj ka ftuar klubet e kryeqytetit të marrin përvojë nga Egnatia. Ai ka deklaruar në studion e emisinit “Mega Sport” në “A2 CNN” se Demrozi ka fituar 2 tituj kampion në 3 vite, prandaj ia vlen të merret për shembull.
“Atje (te Egnatia) funksionon klubi, gjithsecili kryen detyrat që ka. Të marrë shembull edhe Partizani. Gazi ka 19 vite te Partizani, 2 tituj ka. Ky (Demrozi) me 3 vjet merr 2 tituj dhe ti thua që s’do marrë shembull? Rezultati do të merret shembull.”, ka thënë Xhevdet Zeka./Sport Ekspres/