Gjendet një tjetër “tradhtar”! Jo vetëm lojtarë, Shqipëria i merr Kosovës edhe gazetarin sportiv

Historia mes përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë ka mbërritur në një absurditet në kohët e fundit. Po flasim më saktësisht për ambientin sportiv në tërësi dhe jo vetëm për dy Federatat e Futbollit. Trajnerë, analistë dhe gjitholog të ndryshëm e kanë quajtur Etnik Brrutin si tradhtar vetëm për shkak se la Kosovën dhe erdhi te Shqipëria. Dardanët reaguan menjëherë në rastin e Gallopenit të Prishtinës, duke mos e lejuar më një tjetër rast Etnik Brruti.

Pasi mësuan në emisionin Koha Shtesë se Shqipëria kishte avancuar me Gallopenin, Federata Kosovare te Futbollit veproi në mënyrën  e saj duke bërë që 20-vjeçari të mos ia hapte më telefonin Shqipërisë. Gjithashtu për të treguar frikën e madhe që tani Kosova ka nga Shqipëria e tregon edhe rasti i Lirjon Abdullahu, i cili është vetëm 16 vjec, por është thirrur nga Kosova A. Kjo pasi dardanët kërkojnë që ta djegin dhe t’i heqin mundësinë për të qenë pjesë e kuqezinjëven në të ardhmen.

Megjithatë Shqipëria vazhdon të shkaktojë zhurmë në ambientin sportiv në Kosovë dhe këtë herë merr një prej gazetarëve sportiv më të njohur në vend, Arlind Sadikun. Ky i fundit ka treguar se nuk ka marrë akreditim për ndeshjet e Kosovës pasi nuk sponsorizon punët e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe shpesh del kundër saj. “Meqë Federata e Futbollit të Kosovës nuk po më akrediton për të përcjellur ndeshjet e Kosovës, edhe unë po ia bëj si lojtarët. Javën tjetër me kismet do të jem në Ëembley për të ndjekur ndeshjen Angli-Shqipëri. Kosovën e kam përcjellur gjithmonë prej se ka qenë ‘foshnje’, prej ndeshjes me Haitin e pothuajse në krejt ndeshjet brenda dhe jashtë vendit. Jam krenar që kurrë nuk i kam ra në dy gjuj, Agim Ademit për asgjë. KURRË!

Nuk do t’i bi as tash për të ma kthyer akreditimin, ndonëse kjo që bën FFK është shkelje e rëndë dhe padrejtësi e madhe ndaj fjalës së lirë, duke mos akredituar gazetarë, pa asnjë arsye. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duhet të reagoj për dhjetra gazetarë që nuk akreditohen. Herën e kaluar në Rumani, FFK ua ndaloj futbollistëve të prononcoheshin për mua. Pavarësisht kësaj unë mblodha qindra materiale nga ndeshja ku rumunët na kishin sharë e ofenduar dhe ato i përdorën si prova që UEFA të dënonte Rumaninë. Dilni demantoni nëse s’është e vërtetë. Ua kam thënë që se kam bërë për juve, se nuk e meritoni por për vendin tim. E dua Kosovën, por e dua edhe Shqipërinë”, shkruan Arlind Sadiku. Një blerje e re e Shqipërisë, por e një “lojtari” me eksperiencë teksa Sadiku ka mbuluar edhe Europianin e Gjermanisë më para ku ishte pjesë Shqipëria dhe kjo nuk do të ishte hera e parë që do të gjendej afër kuqezinjëve. Ndërsa nga ana tjetër, me sigur që në FFK pas kësaj kronike nga ana jonë mund të frikësohen dhe të rikthejnë në shtëpi Arlind Sadikun, nëse do të funksionojë e njëjta skemë si për Gallapenin ashtu edhe për Sadikun. /Sport Ekspres/