Sot është mësuar ekipi i parë që siguron kalimin e grupit në Kampionatin Europian. Gjermania mposhti Hungarinë 2-0, duke grumbulluar 6 pikë të plota në dy ndeshjet e para në grupin A. Kaq i ka mjaftuar “pancerave” për të siguruar matematikisht kalimin në fazën me eliminim direkt.
Ekipi i drejtuar nga Nagelsmani shënoi nga një gol në secilën pjesë. I pari që zhbllokoi rezultatin ishte Xhamal Musiala, i cili shënoi në minutën e 22-të të takimit. Më pas ishte Gyndohani ai i cili vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0 në minutën e 67. Një dominim i Gjermanisë, që me këto paraqitje ka shpallur hapur kandidaturën për të fituar EURO 2024-n./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Gündogan ? pic.twitter.com/Y6m55Jw9cK
— Reshad Rahman (@ReshadFCB) June 19, 2024