Gjermania është çerekfinalistja e dytë e Kampionatit Europian. “Pancerat” mposhtën me rezultatin 2-0 Daninarkën, duke prerë biletën për në raundin tjetër. Shloterbeku tundi rrjetën që në minutën e 3-të të takimit, por VAR-i i ngriu festën. Kimish kishte bllokuar kundërshtarin në zonë, duke bërë kështu që goli të anullohej.
Më tej ishte Danimarka që përjetoi të njëjtën ndjesi. Danezët shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes, por goli u anullua për pozicion jashtë loje. Në aksionin pasardhës, VAR-i tha sërish fjalën e tij, duke sinjalizuar një penallti në favor të gjermanëve. Ishte Havertci ai që mori përsipër gjuajtjen e 11 metërshit, duke sjellë kështu golin e parë në minutën e 53-të. Më pas, në të 68-n ishte Musiala që dyfishoi rezultatin.
Virtci kapi në befasi mbrojtjen daneze në minutat e fundit të ndeshjes, por goli i tij u anullua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Në fund tabela elektronike në stadium tregonte shifrat 2-0 për Gjermaninë, që tashmë pret në çerekfinale fituesin e çiftit Spanjë-Gjeorgji./Halit Delibashi-Sport Ekspres/