Berat Gjimshiti është rikthyer sërish në fushë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit në Serinë A. Mbrojtësi shqiptar la fushën i gjakosur në fundjavë dhe iu nevojitën 10 të qepura në kokë për të mbyllur plagën. Por kapiteni i Kombëtares kuqezi ka treguar shpirtin e tij luftarak. Ai është kthyer sërish në tapetin e gjelbër për të ndalur Juventusin.
Bardhezinjtë e Tiago Motës janë abonuar me barazimin në këtë sezon, teksa edhe këtë herë janë mjaftuar me vetëm një pikë. Atalanta-Juventus përfundoi me shifrat 1-1, ndërsa golat u shënuan nga Kaluluja (55’) dhe Retegui (78’)./Sport Ekspres/