Atalanta është i vetmi ekip italian që vazhdon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Bergamaskët përmbysën Dortmundin në ndeshjen e dytë “play off”, duke siguruar kualifikimin në 16 më të mirat e Europës. Paladino ka deklaruar pas ndeshjes se kjo mbrëmje do të mbetet në histori, si dhe nuk ka nguruar të falenderojë lojtarët e tij për paraqitjen në fushë. Trajneri i Atalantës ka sqaruar edhe nisjen nga stoli të Gjimshitit. Ai ka theksuar se zgjedhja nuk ka të bëjë me pakënaqësi për nivelin e shfaqur nga mbrojtësi shqiptar, por ishte thjesht një zgjedhje teknike për një kundërshtar si Dortmundi.
“Ishte një natë që do të hyjë në histori. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët e mi që mbështetën njëri-tjetrin, si dhe stafin tim dhe klubin sepse ata janë gjithmonë aty për mua. Një falënderim i madh edhe për 23,000 tifozët sepse stadiumi ishte fantastik sot. Qyteti e meriton këtë.
Kur ka duele, duhet të punosh shumë. Isaku ishte perfekt sot. E zgjodha për karakteristikat e tij, por jo sepse Djimsiti kishte bërë gabime në ndeshjen e parë. Është një përpjekje ekipore. Dua të mendoj për Skamakën, i cili bëri një punë të shkëlqyer, ashtu si edhe De Roni. Djemtë ishin perfektë”, ka thënë Rafaele Paladino./Sport Ekspres/