PSG-ja e ka nisur sezonin e ri në Champions League me po të njëjtin vrull me të cilin e përfundoi. Kampionët në fuqi të Europës kanë mposhtur me shifrat e thella 4-0 Atalantën e Berat Gjimshitit. Kapiteni i Kombëtares ka provuar 3 herë ndjesinë e pësimit të golit në fushën e lojës, ndërsa golin e 4-t e ka parë nga stoli.
Ndërkohë në krahun tjetër Çelsi është dorëzuar në Mynih. Bajerni ishte shunë i fortë për blutë e Londrës. Gjiganti gjerman ka fituar me shifrat 3-1 falë dy golave të Kejnit dhe autogolit të Çalobasë. Për londinezët golin e vetëm e shënoi Kol Palmeri./Sport Ekspres/