Gjimshiti shkëlqen ndaj Juventusit, dominim pa fitore për bardhezinjtë

Juventusi dhe Atalanta vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në Serinë A. Skuadrat janë ndarë me një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme në ndeshjen e zhvilluar në Torino. bardhezinjtë e nisën vrullshëm sfidën, por Atalanta i befasoi në fund të pjesës së parë. Pavarësisht dominimit të Juventusit, golin e shënoi Sulemana.

“Zonja e vjetër” kërkoi me ngulm kthimin e rezultatit në pjesën e dytë, sidomos pas daljes me karton të kuq të kapitenit De Ron. Megjitha goli i vetëm i bardhezinjve u shënua në minutën e 78 nga Kabali. Pjesa e mbetur e lojës u zhvillua e gjitha në afërsi të zonës së Atalantës, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Një ndeshje e shkëlqyer nga Berat Gjimshiti, i cili ia doli me sukses të mbante larg portës lojtarët e Juventusit. Ndërkoha një paraqitje pozitive ka regjistruar edhe Edon Zhegrova, i cili dha shkëndija të rrezikshme për mbrojtjen e Atalantës./Sport Ekspres/