Gjini shpëton Vllazninë kundër Pogradecit, Egnatia fiton minimalisht me Apoloninë, kalon më tej edhe Teuta

Pak më parë janë mbyllur edhe takimet e tjera të Kupës së Shqipërisë. Këto ndeshje janë të vlefshme për raundin e 1/8-ave, teksa edhe këtë herë nuk kishte vend për surpriza. Pak më dramatike shkoi ndeshja mes Vllaznisë dhe Pogradecit, e mbyllur në shifrat 1-0.

Gjini shpëtoi shkodranët në minutën e 85 nga koha shtesë, e cila mund t’iu sillte të papritura ekipit të Martinit. Megjithatë Vllaznia ka kaluar më tej, ndërsa po minimalisht ka fituar edhe Egnatia me Apoloninë, megjithëse në këtë rast ishte Buric që solli avantazhin që në minutën e 19. Teuta fitoi në shifrat 2-0 ndaj Vorës falë dy golave të Jurgens dhe Tolit. /Sport Ekspres/