Gjithçka është e shkruar, asgjë rastësi! Si fitorja e Getafes kundër Barcelonës 3-0 dërgoi Shqipërinë në Europian

Gjithçka është e shkuar dhe asgjë nuk ndodh rastësisht. Këtë e dëshmon më së miri edhe mënyra sesi Shqipëria shkoli në Europianin e Francës për herë të parë. Nëse shumë merita ia jepni fatit, për kombinimet e shumë varianteve që erdhën vetëm në favor të kuqezinjëve, me siguri që nuk dini ende mënyrën sesi De Biazi erdhi te Shqipëria. Këtë e ka treguar kreu i FSHF, Armand Duka, në Opinion:

“Shkuam në Milano dhe intervistuam 5 kandidatura, mes tyre ishte edhe De Biazi. E pashë që kur erdhi në takim, erdhi kot. Nuk kishte ndërmend të vinte te Shqipëria, por ne i thamë propozimin tonë. Më vonë mësova se De Biazi do të shkonte trajner te Getafe. Getafe kishte humbur 5 ndeshje radhazi dhe luante ndeshjen tjetër me Barcelonën. Ne e takuam De Biazin të dielën, të hënën Getafe luante me Barcelonën. Normalisht ideja ishte që Getafe do humbiste, do shkarkohej trajneri dhe do të shkonte De Biazi. Por në atë ndeshje Getafe fitoi 3-0 dhe De Biazi nuk shkoi dot, na mori ne në telefon dhe na pranoi propozimin. Tani De Biazi thotë: “Falenderoj Zotin që ndodhi në atë mënyrë. Shkova në Azerbajxhan dhe nuk më njihte njeri rrugës, trajner i ekipit kombëtar. Sot kur vijë në Shqipëri, më ndalojnë të gjithë”. /Sport Ekspres/