“Gjuajtje ka pasur edhe Pano apo Ruci”! Perlat Musta: Jasir Asani ka një të veçantë të madhe te goditja, ndryshon trajektoren topi në fund

Perlat Musta ishte i ftuari i radhës në emisionin “Koha Shtesë” ku u fol për Kombëtaren. Legjenda e Shqipërisë ka komentuar edhe Jasir Asanin, njeriun e momentit te kuqezinjtë. (Intervistën e plot e ndiqni më poshtë)

“Asani i ka bërë këto gola edhe kur ishte te Partizani, të njëjtat gola, por te Kombëtarja ka marrë reklamë të madhe. Kemi pasur lojtarë që kanë pasur gjuajtje të mirë dikur, Vasil Ruci, Ledio Pano, por Asani ka një të veçantë në gjuajtjen e tij. Topi e merr trajektoret përfundimtare në 2 metrat e fundit, e ndryshon aty. Për këtë arsye është habitur edhe Shezni apo portierët e tjerë, se ti si portier je i përgatitur, por Asani të bën të ndihesh i papërgatitur me mënyrën sesi gjuan, ndryshon trajektoren e topit në fund”, tha Musta. /Sport Ekspres/