Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Europianit në Gjermani. Një Europian që nuk ka shijuar dhe që na tregon gjithmonë e më shumë se po futemi në një epokë të re të futbollit, atë të biznesit.
Ndeshje pa spektakël, që zgjidhen gjithmonë nga pika e bardhë e penalltisë, me shumë surpriza, ekipe të mëdha që nuk japin asgjë nga vetja e tyre, shumë autogola që tregojnë mungesë përqendrimi dhe mbi të gjitha, më pak kënaqësi për tifozët në shkallët e stadiumit, e bukura nuk ekziston.
Megjithatë tifozët urojnë që të paktën në tre ndeshjet e fundit, të përjetojnë sadopak emocion nga ky turne që ishte i gjithi për t’u harruar, ku vetëm Spanja ka dhënë një shkëndijë ndryshe. Në mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja Spanjë-Francë, ndërsa në mbrëmjen e nesërme Angli-Hollandë.
Nëse sot ka pritshmëri reale për të parë spektakël në fushë, në të nesërmen, shanset janë më të pakëta. Anglia jo vetëm që ka ulur ritmin e saj, por në të gjitha ndeshjet e zhvilluara në Gjermani ka ulur edhe ritmin e kundërshtarëve duke zhvilluar ndeshje pa kurrëfarë interesi për t’u ndjekur.
Shumë polemika janë për ndeshjen Angli-Holand sa i përket arbitrit të zgjedhur nga UEFA. Bëhet fjalë për Felix Zëayer, i cili do të jetë arbitri kryesor. Ky gjyqtar është shumë i njohur edhe për tifozët shqiptarë pasi ka arbitruar edhe ndeshjen e parë të Shqipërisë në këtë Europian kundër Italisë, të cilën ne e kemi humbur në shifrat 2-1.
E shkuara e këtij arbitri është ajo që hap shumë diskutime dhe ndoshta, me shumë të drejtë. 20 vite më parë, në 2005, Felix ka marrë një ryshfet prej 300 eurosh për të ndihmuar gjyqtarin Robert Hoyzer që të fiskojë një ndeshje.
Kjo u vërtetua dhe Zëayer është dënuar nga futbolli me 6 muaj në atë kohë. Por më pas, nga viti 2009, ky 40 vjecar po gjykon në Bundesligë. Në kohën kur gjykonte në Bundesligë, mbahet mend një debat i madh i tiji me Bellingham. Teksa Dortmundi humbi 3-2 ndaj Bayernit, Bellingham nuk mbajti dot më duke shpërthyer kundër arbtrit dhe më pas mori 40 mijë euro gjob për komentet e bëra.
“Mund të shikoni shumë vendime në ndeshje. Ju i jepni arbitrit, i cili ka fiksuar ndeshjet në të kaluarën, ndeshjen më të madhe në Gjermani. Çfarë prisni?” Bellingham pyeti në atë kohë. Prandaj, shumë dyshojnë se Felix Zëayer mund t’i kushtohet Jude Bellingham nesër, por do të ishte shumë e ekzagjeruar për këtë nivel. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.