Goditja e madhe e Barcelonës! Përmbushin dëshirën e tyre të madhe, Dani Olmo bëhet gati për testet mjekësore

Dy ishin dëshirat e mëdha të Barcelonës në merkaton e verës: “Dani Olmo dhe Williams”. Në këtë mënyrë, katalanasit mund të konkurronin denjësisht kundër Real Madrid. Por nëse Williams mbetet ende larg, duket se marrëveshja me Dani Olmon është mbyllur.

“AS” raporton se ylli i Spanjës do të jetë pjesë e Barcelonës dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në 30 qershorin e 2030. Megjithatë në fillim duhet të kalojë testet mjekësore, të cilat këtë herë nuk duken edhe aq formale. Ato do të jenë të thelluara duke pasur parasysh problemet e shumta fizike që ka pasur Olmo së fundmi, teksa kreu edhe një operim gjashtë muaj më parë në shpatullë. Nëse nuk do të pengesa, Olmo do të jetë gati që të shtunën për Hansi Flick. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/