Diant Ramaj hyn mes atyre portierëve të cilët quhen shumë të talentuar dhe me potencial të madh në Europë. 23-vjeçari kaloi shumë kohë te Frankfurti në Gjermani ku ishte portieri i dytë dhe pas asaj, do të kalonte menjëherë te Ajaksi. Atje Diant Ramaj fitoi vendin e titullarit për disa kohë, duke bërë performanca shuëm të mira.Në momentin e nënshkrimit në Holandë, drejtori i Ajaxit nuk ngurroi ta krahasonte shqiptarin me një portieri të njohur në Europë. “Unë mendoj se Diant Ramaj ka të njëjtin potencial si Ter Stegen mund të luajë shumë mirë futboll me të dyja këmbët, është i fortë në situatat një kundër një, ka shumë guxim në dalje dhe e lexon mirë ndeshjen”, tha drejtori i Ajaksit. Të gjithë këto cilësi, i mungojnë padyshim Kombëtares Shqiptare në portë. Për këtë arsye ardhja e Diant Ramajt te Shqipëria do të ishte një goditje e madhe. 23-vjeçari u largua nga Ajaksi dhe u transferua te Dortmundi. Menjëherë pasi e morën në ekip, Dortmundi e dërgoi Ramajn në huazim te Kopenhagen, për të marrë sa më shumë minuta atje.
Një lajm i ri vjen sa i përket këtij gardiani në aspektin e Kombëtares. Ramaj është lodhur së prituri Kombëtaren e Gjermanisë pasi ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Gjermanisë, por mungon ftesa e Kombëtares A. Sipas asaj që raporton Albanian Football në Tëitter, faqja e dedikuar për lajmet rreth Shqipërisë, Ramaj është në kontakte tani me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Pra në fund, duket se Ramaj do të bëj një zgjedhje mes Shqipërisë dhe Kosovës. Problemi i tij i vetëm si portier, është mungesa e centimetrave. Kjo ishte edhe kritika e vetme që Ramaj merrte te Ajaksi, pasi për gjithë pjesën tjetër, ishte për notën 10. Mediat në Holandë e quanin mungesën e gjatësisë si thembrën e Akilit të Ramajt që nuk do ta lejojë për të qenë mes portierëve më të mirë në Europë, pasi në gjithë pjesën tjetër, i kishte cilësitë për të shkuar aty. Por sigurisht që te Shqipëria, Diant Ramaj do të shtonte shumë konkurrencën për Strakoshën.
“Padyshim që portieri gjerman është deri tani blerja më e mirë në shiun e blerjeve të këqija nga drejtori i shkarkuar, gjermani Mislintat. Megjithëse Ramaj nuk mund të fajësohet për gjatësinë e tij, për faktin se është i shkurtër, ky problem fizik është thembra e tij e Akilit dhe nuk do ta lejojë që të jetë mes portierëve më të mirë në Europë”, ishte një prej shkrimeve të bëra asokohe në “Del Telegraaf”, për të kuptuar sadopak edhe problemin e vetëm të Ramajt. /Sport Ekspres/