“Goditje si e Milanit të vjetër, Jashari ka karakter”, Kapelo lartëson shqiptarin: I duket gjaku ballkanik në vena

Ardon Jashari është blerja më e re e Milanit. Igli Tare ka parë nga e ardhmja, duke sjellë në skuadër një nga talentet më premtues të Europës. Kështu mendon edhe Fabio Kapeloja. Ish-trajneri i njohur italian, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ka vlersuar së tepërmi Jasharin. Ai ka deklaruar se në venat e lojtarit dallohet gjaku i tij ballkanik, teksa vë theksin te karakteri i fortë i Ardonit, që sipas tij di si ta përballojë me sukses presionin.

“Jashari ka potencialin për t’u bërë top lojtar në të ardhmen. E shoh si një goditje për Milanin. Është zvicreran, por mund ta shohësh gjakun ballkanik në venat e tij. Me Jasharin dhe Vlahoviçin Milani mund të synojë për titullin kampion. Jashari si De Ketelaere? Është ndryshe. Zvicerani ka karakter dhe nuk frikësohet nga “San Siro”. I besoj Tares. Nëse ai e ka zgjedhur, është sepse di si ta përballojë presionin. Është një lëvizje si ato të Milanit të vjetër, nga ato të vërtetat, të cilat sjellin lidership”, ka thënë Fabio Kapeloja./Sport Ekspres/